• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kriza politike”, Kisha Katolike apel palëve: Gjeni me patjetër rrugën e dialogut

droni by droni
14 May, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Kisha Katolike e Shqipërisë, goditje indirekte për qeverinë Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një njoftim për mediat, ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë kanë ardhur me një thirrje për politikën shqiptare.

Ata u bëjnë thirrje liderëve politikë, sidomos Ramës dhe Bashës të ulin armët e konfliktit dhe të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut.

“Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë:

U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve.

Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç’është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare.

Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë.

Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.

Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve. 

Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjithkënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore.

Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian. 

Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T’i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t’ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës.

Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t’ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tags: katoliketpolitikathirrje
Previous Post

REAGIMI/Paloka tregon rastet kur duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama

Next Post

Artikulli në median e huaj: “Kryeministri Rama po udhëheq vendin drejt konfliktit civil”

droni

droni

Next Post
Artikulli në median e huaj: “Kryeministri Rama po udhëheq vendin drejt konfliktit civil”

Artikulli në median e huaj: "Kryeministri Rama po udhëheq vendin drejt konfliktit civil"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.