Në pikën e fundit të marshimit të opozitës në këtë protestë kombëtare janë ndezur tensionet.
Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë duke thyer xhamat e godinës së drejtorisë së Policisë së Tiranës, atje ku u shoqëruan mbi 50 protestues që morën pjesë në tubimin e të shtunës.
Një bombë molotov është parë të hidhet në ambientet pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa nga ana tjetër policia nuk ka reaguar me gaz lotsjellës.












