Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi sot në Spitalin e Traumës Sahit Dollapi, i cili u dhunua rëndë nga disa efektivë të policisë së shtetit në protestën e së shtunës.
Mësohet se kreu i shtetit është interesuar për shëndetin e Dollapit, ku ka biseduar edhe me mjekët.
Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, u dhunua gjatë protestës të së shtunës së opozitës, ndërsa më pas u shoqërua në polici.











