Këngëtari i njohur Genc Salihu ka folur për herë të parë detaje të pëdëgjuara me parë për jetën e tij private dhe jo vetëm. Salihu ka treguar por edhe për rolin që kishte në filmin “Martesa” në emisionin “E DIELL”.
Kujtojmë që ky film bëri bujë 2 vite më parë për shkak të rolit që Genci luante.
Ai kishte rolin e një mashkulli që binte në dashuri me një mashkull me të cilin ka pasur edhe disa skena puthjesh. I pyetur për këto skena, Genci ka zbuluar për herë të parë edhe reagimin që ka bërë bashkëshortja kur i pa.
“E kam bërë mirë zemër?”, e ka pyetur Genci ndërkohë që Kaltrina ja ka kthyer:
“Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?”
“Po vallaj i bëra nja 25 dubla.”, ka thënë Genci duke qeshur teksa zbuloi se në Kaltrina është regjisore dhe e ka parë këtë skenë me një sy tjetër.












