Sekretari organizativ I PD-së, Sait Dollapi është dërguar në spital I shoqëruar me masa të forta sigurie prej 4 grupesh të FNSH.
Ndërkaq kreu I PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur protestën e sotme që e quajti të paprecedentë në historinë e vendit duke kërkuar nga protestuesit që ti japin kohë për mbledhjen e kryesisë. Basha tha se në mbledhje do të merren vendime që lidhen me të ardhmen e protestës deri në përfundimin me sukses të saj.












