Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e makinës me targë AA747VA që i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.
Nga protesta dje numrohen rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.
Mes tyre për disa ore edhe sekretari organizativ i PD, Said Dollapi, i cili u godit barbarisht me shkopinj gome nga forcat speciale pasi ishte rrezuar në tokë.
Makina e Arta Markut duket teksa hyn kryeministri nga hyrja qe përdoret zakonisht për delegacionet. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite dhe nëse Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë. Një vizitë arsyet e së cilës mund të bëhen të ditura me vonë nga vetë zonja Marku apo pritësi i saj.











