Tre orë pas nisjes së protestës, opozita ka vendosur të zhvendosë turmën e protestesve drejt Parlamentit nën udhëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.
“Të gjithë drejt zonës ku strehohet krimi. Të gjithë pas liderit të opozitës.” -kërkoi Noka prej protestuesve.
Fillimisht u tha se qytetarët nuk do të ndryshonin vendndodhje gjatë ditës së sotme, po ka pasur një ndryshim skenari në minutat e fundit, dhe është bërë zhvendosja drejt Kuvendit.











