Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit janë zhvendosur para Parlamentit, pasi qëndruan para Kryeminsitrisë për disa orë.
Raportohet se janë hedhur bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë. Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë.
Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë duke shkaktuar zhurma të forta.
Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.












