Qytetarët nga njësia 7 po marshojnë në këmbë drejt sheshit skënderbej për t’iu bashkuar me pas protestës para kryeministrisë.
Në këmbë po vijnë gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re.
Ndërkohë që nga ana tjetër, ende pa nisur mirë protesta, policia është mobilizuar duke u rreshtuar para Kryeministrisë. Mësohet se opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.














