Protesta e opozitës vazhdon ende, ndërsa qytetarët janë duke qendruar për disa orë përballë Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka një reagim në Twitter për protestën e sotme, duke theksuar se zjarri i hedhur mbi ndërtesën e Kryeministrisë nuk i bën dot asgjë, por vetëm dëm Shqipërisë, ndërsa publikon një video nga zjarri tek dera e qeverisë.
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vetë ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama.👎
Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!",ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm👎 pic.twitter.com/OzGBHS2zpM
— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019
Dhe ministri Sandër Lleshaj reagoi më herët përmes një postimi në Twitter.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri! ,-shkruan Lleshaj në twitter.











