Skenaret dhe risitë nuk kanë munguar në protestën e sotme.
Pas asaj të ndriçimit të protestës, godina e Kryeministrisë është ‘veshur’ me mesazhe të projektuara nga protestuesit.
Në godinë janë projektuar mesazhet “Rama ik”, “papunësi” “drogë”, varfëri” duke simbolizuar kësisoj të gjithë qeverisjen e kryeministrit Rama.

Ndërkohë protestuesit janë përpjekur të rrethojnë Kryeministrinë, por gazi i hedhur nga forcat policore i ka detyruar të shpërndahen disa herë.












