Një tjetër grabitje nën kërcënimin e armëve (thikë), është kryer mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 1 të Librazhdit.
Burime nga policia bëjnë me dije se autorët që kanë qenë disa kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Kjo është grabitja e disatë në ditët e fundit, ndërsa fenomeni vijon të frikësojë familjet shqiptare, për shkak se numri i grabitjeve i ka kaluar 100.
Njoftimi i policise per ngjarjen:
Gjatë natës në lagjen nr 1, Librazhd, persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës, kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











