Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur ditën e sotme në Lungomarë.
Një person, identiteti i të cilit është Dajko Cenoderma, ka mbetur i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Personi që ka mbetur i plagosur ka qenë duke pirë kafe në zonën e Ujit të Ftohtë kur është afruar dikush dhe e ka qëlluar me pistoletë.
Burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është plagosur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit.
Po kështu policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me vijimin e konflikteve për vrasje të ndodhura pak kohë më parë. Kjo, pasi në vendin ku ndodhi ngjarja qëndrojnë persona të afërt me Edison Harizajn të vrarë në nëntor 2018 në Durrës.











