• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse u lirua Ervis Martinaj, arsyet që e shpëtuan nga burgu

droni by droni
9 May, 2019
in Kronika
0
Pse u lirua Ervis Martinaj, arsyet që e shpëtuan nga burgu
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme, Gjykata e Tiranës ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Ervis Martinajn, ndërsa ky vendim është apeluar nga Prokuroria, që kërkon rikthimin e tij në burg.

Gazeta “Panorama” zbardh arsyetimin e Gjykatës, në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë, 4 ditë më parë. Në vendim, gjyqtari Artan Gjermeni argumenton se caktimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për Martinajn është i mbështetur vetëm në një provë, që deri më tani nuk është mbështetur me prova të tjera.

“Organi i akuzës e ka bazuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, në një provë të vetme, që janë sms-të e shkëmbyera midis personit nën hetim, Ervis Martinaj, me komunikuesin tjetër të regjistruar me emrin “Aldo”, ku Ervis Martinaj shkruan: “Lidhu me cun…..Afroh….. Me arm”, por me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e palidhur dhe shoqëruar me prova të tjera nuk mund të përbëjë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e masës së paraburgimit, në kushtet kur edhe kjo provë e vetme nuk i përgjigjet më veprës penale, për të cilën është regjistruar procedimi e është caktuar masa e paraburgimit”, shkruhet në vendim.

Më tej, gjyqtari argumenton se nga rezultatet e aktekspertimeve për faktorët plotësues të qitjes ka rezultuar se nuk janë evidentuar mbetje të këtyre faktorëve në duart apo veshjet e 36-vjeçarit.

“Në kushtet kur referuar përfundimeve të aktekspertimit balistik dhe faktorëve plotësues të qitjes, të marra nga duart, fytyra dhe teshat e personit nën hetim Ervis Martinaj nuk janë evidentuar nitrite dhe nitrate, të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri apo faktorë dhe elementë të tjerë kimikë, të cilët janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga armët e zjarrit, si dhe deklarimeve të personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje ku asnjë prej këtyre personave nuk evidenton në asnjë moment personin në hetim Ervis Martinaj si pjesëmarrës direk apo indirekt në konfliktin e ndodhur brenda ambienteve të subjektit ‘Monopol’ ku u zhvillua ngjarja, Gjykata çmon se dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova është i ‘zbehtë’ për sa i përket veprës penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ në bashkëpunim, mbetur në tentativë (neni 79 shkronja ‘dh’ dhe 25 e 22 i K. Penal). Dhe se në gjendjen që janë provat, veprimet e personit nën hetim Ervis Martinaj, kualifikohen në fazën përgatitore të veprës penale, për të cilën është regjistruar procedimi dhe jo në atë të tentativës sikurse pretendon organi i akuzës”, argumentohet më tej.

Por, këto argumente të Gjykatës së Shkallës së Parë konsiderohen si të pabazuara nga Prokuroria. “Në këtë fazë të hetimeve dhe në këtë moment procedural, Gjykata e hetimeve paraprake nuk ka asnjë tagër dhe mundësi ligjore të shqyrtojë themelin e çështjes penale dhe as bazueshmërinë e faktit në prova.

Gjykata ndalohet të kryejë kualifikimin ligjor të veprës penale për sa kohë çështje penale është ende në fazën e hetimeve paraprake”, argumenton Prokuroria në ankimimin e dorëzuar në Apelin e Tiranës.

Prokuroria apelon vendimin: Martinaj të rikthehet në burg

Duke e konsideruar si të pabazuar dhe jokorrekt vendimin e Gjykatës, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar ankimin në Gjykatën e Apelit. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme rezulton se Martinaj ka pasur rol aktiv në ngjarje dhe se ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera.

“Përfundimi i Gjykatës që veprimet e të hetuarit Martinaj përfshihen në kuadër të përgatitjes së veprës penale, nënkupton konstatimin e mungesës së përgjegjësisë penale së të hetuarit Martinaj. Ky është një përfundim jo i saktë, jokorrekt, i pabazuar dhe në kundërshtim më provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve. Rezulton dyshimi se i hetuari Martinaj ka vepruar aktivisht në pozicionin e organizatorit dhe nxitësit të grupit të personave që e shoqëronin në ngjarjen e datës 04.10.2018. Ai ka kërkuar pjesëmarrjen në ngjarje të të hetuarit Eljon Hato (alias Esmeraldo Hato), ku ky i fundit, këtë mesazh elektronik rezulton nga akti i ekspertimit teknik i aparatit celular në përdorim të tij, ua ka kaluar personave të tjerë. Në këto rrethana, rezulton se i hetuari Martinaj ka kryer veprime aktive që tejkalojnë fazën e përgatitjes së veprës penale, pasi veprimet e mëpasshme të personave të tjerë pjesë e grupit të tij në ngjarje, kanë vijuar me përplasje me armë zjarri në vendin e ngjarjes. Të gjitha këto veprime të tyre janë koordinuar dhe nxitur nga i hetuari Martinaj”, argumenton Prokuroria.

Tags: ervis martinajvrasja ne bllok
Previous Post

AKU bllokon 22 ton kripë, ja arsyet

Next Post

VIDEO/ Basha drejt Ballshit, pritet nga qindra qytetarë: ‘Nuk na ndal as shiu….’

droni

droni

Next Post
VIDEO/  Basha drejt Ballshit, pritet nga qindra qytetarë: ‘Nuk na ndal as shiu….’

VIDEO/ Basha drejt Ballshit, pritet nga qindra qytetarë: ‘Nuk na ndal as shiu....’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.