“Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne”. Ky është mesazhi që bashkë me titullin e dhënë “Dëshmore e atdheut” përjetëson kujtimin e Zarifes.
Të veshur me të zeza, me një foto të 32-vjeçares të stampuar në bluza dhe një mesazh mbi të, familjarët e Zarife Hasanaj kanë dalë të presin në aeroport vajzën e tyre që sot kthehet në atdhe.

Në orën 13:05 avioni me trupin e pajetë të efektives së FA-ve ka prekur tokën shqiptare duke sjellë nga Letonia shumë dhimbje e mall për të afërmit, miqtë e kolegët e vajzës ushtarake.
Efektivjae FA-ve Zarife Hasanaj humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni.











