Në seancën e sotme parlamentare, deputetët nderuan me një minutë heshtje efektiven e forcave të armatosura që humbi jetën në Letoni, nëntetaren Zarife Hasanaj.
Propozimi erdhi nga deputetja Rudina Hajdari, e cila në fakt dhe pse u përpoq te bënte një gjest pozitiv, bëri një tjetër gafë. Ajo u shfaq konfuze në lidhje me numrin e viktimave, ndërsa kolegëve të saj të mazhorancës iu desh që të këmbëngulnin disa herë për ta korrigjuar atë.
Pavarësisht se u kundërshtua nga kolegët e saj socialistë, Hajdari vazhdonte me të vetën: Kanë humbur jetën 3 persona, mund tiua them emrat! Pas kësaj dhe një momenti pauze, ajo e rimori veten duke thënë se 1 prej ushtarakeve kishte humbur jetën, dhe dy të tjerët ishin plagosur.











