Ish-ministri Ylli Manjani i është referuar një statistike të publikuar nga INSTAT.
SIpas Manjanit, në periudhën 2017-2018 është 12-fishuar importi i produkteve nga Kolumbia.
Në vijim të reagimit të tij, Manjani nuk kursen ironinë duke thënë se nuk kemi pse të çuditemi kur Holanda kërkon vendosjen e vizave.
“Statistikë shumë domethënëse. Është e INSTAT, jo e kazanit…
Në periudhën 2017-2018 na qenka 12 fishuar importi i produkteve nga Kolumbia….
Me siguri në këtë periudhë kemi patur shumë konsum bananesh…. banane nga ato të Maminasit, Elbasanit e Hasit…
Jepini çuna!
Dhe çuditemi pëse Hollanda kërkon të na vendosë viza…”,-shkruan ai në rrjetet sociale.













