Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për Enea Sinanin dhe Elton Drapin pasi akuzohen kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një një vajzë 15-vjeçare.
Ata janë vënë në pranga në vitin 2016, dhe sipas prokurorisë janë fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të të miturve.
Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’.
Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin qe punonte kamarier tek bar “New York”.
Vjaza i përkiste një shtrese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituar nga situata e vajzës për tia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.












