Përplasje të forta po ndodhin në zonën e Astirit, aty ku policia ka zbarkuar prej disa orësh.
Banorët kanë protestuar si normalisht duke mos lejuar shembjen e banesave, ndërsa policia ka filluar me dhunën dhe shoqërimet ndaj tyre.
Mes të shoqëruarve me dhunë është dhe ish-deputeti Klevis Balliu i cili ka mbështetur prej muajsh kauzën e banorëve. Balliu nuk ka lejuar marrjen me force te banoreve dhe per këtë arsye policia nuk ka kursyer as shoqërimin e tij.













