Pas disa javësh në klinikën psikiatrike, Britney Spears është kthyer në formë të shkëlqyer.
Ajo ka dalë pak ditë më parë nga klinika psikiatrike ashtu siç tregon kjo video e postuar prej saj në rrjetin social Instagram. Ylli i pop-it, shfaqet me bikini në park teksa bën yoga nën tingujt e ‘I Like it’ të Cardi B…
Një fanatike e madhe e Fitnesit dhe Jogës, Spears ka rinisur stërvitjen, duke tonifikuar trupin dhe këmbët.
Për momentin këngëtarja është fokusuar vetëm tek shëndeti dhe të gjitha impenjimet e saj i ka shtyrë për më vonë. Ajo ka thënë që ka nevojë për pak kohë për të ju kushtuar babait të saj së sëmurë dhe vetes.












