• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!

droni by droni
7 May, 2019
in Ekonomi
0
Qeveria, rritje të reja taksash në qershor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një projekt studentor që vendos në fokus përdorimin e monedhave të huaja në tregun shqiptar dhe perceptimet e konsumatorit përballë këtij fenomeni që nuk haset në asnjë prej vendeve të rajonit tonë.

Vendosja e çmimeve të produkteve në Euro është fakt. Megjithëse legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorëve detyron përdorimin në territorin e Shqipërisë vetëm të monedhës kombëtare, Lekut, kjo nuk është e zbatueshme. Jo vetëm biletat e linjave ajrore, apo paketat turistike jashtë vendit, por qytetari shqiptar ftohet të blejë me Euro (në pak raste dhe në Dollarë) celularë, rroba, sende floriri dhe argjendi, pajisje elektroshtëpiake, industriale, pranimin në shkollat private, kështu funksionon tregu i banesave dhe ambjenteve të biznesit etj.

ABC Tirana Club, një qendër studentore me bazë në Universitetin e Tiranës, po realizon projekt që ka në thelb një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, quajtur “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!”.

Aktivistët e saj sapo kanë publikuar të dhënat e një sondazhi me 550 blerës në dyqane dhe tregtare të kryeqytetit, me interesimin për vlerësimin e tyre mbi prezencën e aplikimit të çmimeve në monedhë të huaj.

Çfarë rezulton nga ky sondazh? Rreth 63 përqind e të pyeturve kishin dijeni që mallrat në vendin tonë duhet të shiten vetëm me çmime në monedhën kombëtare, kurse rreth 34 përqind u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë. Pjesa e mbetur nuk dha përgjigje.
Rreth 83 përqind e konsumatorëve pohuan se kishin ndeshur raste të tregtimit të mallit në dyqan me çmim në monedhë të huaj (kryesisht në Euro) dhe rreth 17 përqind e tyre pranuan se nuk ishin përballur me një fakt të tillë.

Për ata që ishin përballur me këtë realitet në treg, 48 përqind mendonin se fenomeni është “i rrallë”, 41 përqind i “shpeshtë”, kurse për pjesën tjetër “shumë i shpeshtë”.
Interesimit të sondazhit se ku e kanë hasur më shumë qytetarët në Tiranë këtë fenomen, evidentohej se dyqanet e aparatëve celularë dhe tek ato të veshjeve (me rreth 22 përqind secila), mbeten si vendet ku gjen mall me çmim në Euro. Pastaj vjen tregu i shitjeve të apartamenteve dhe mjediseve të biznesit (rreth 20 përqind), duke vijuar me pikat e shitjeve të pajisjeve elektroshtëpiake (rreth 15 përqind) etj.
A reagojnë blerësit shqiptarë kur iu ofrohen mallra me çmimin në monedhë të huaj? ishte një pyetje e sondazhit, të cilës 10 përqind iu përgjigj që “kishte kundërshtuar”, kurse 79 përqind ka qenë indiferent. Pjesa tjetër, rreth 11 përqind, nuk dha përgjigje.
“Kur në një dyqan ju hasni një mall që i është vendosur çmimi në monedhë të huaj, a krijon te ju problem nëse dëshironi ta blini?” – ishte një pyetje tjetër, të cilës rreth 25 përqind dha përgjigjen “aspak”; rreth 53 përqind u shpreh “pak”; rreth 12 përqind pohoi “shumë” dhe pjesa tjetër (rreth 10 përqind) nuk dha përgjigje.

Çmimet në monedhë të huaj afishohen dhe në reklama mediatike, që e bën të pakuptueshëm rolin dhe ndikimin e institucioneve përgjegjës. 13 përqind e blerësve pohuan se promocionin e kishin hasur “brenda ose jashtë mjediseve të dyqanit”; 22 përqind u shprehën se kishin ndjekur reklama në hapsirat mediatike dhe 36 përqind pranuan se kanë hasur të dyja rastet.

Qendra studentore ABC Tirana Club me realizimin e këtij projekti nuk synon të paragjykojë apo të demotivojë nisma dhe inciativa të ndryshme në favor të zëvendësimit të Lek-ut me Euro-n në tregun vendas. “Synojmë të evidentojmë me fakte dhe të sensiblizojmë publikun kundër kësaj dukurie negative në tregun shqiptar, që nuk ndodh në asnjë prej vendeve tona fqinjë, pasi në shtet anëtare të BE-së as që bëhet fjalë”, thotë Johan Muka, drejtues i Qendrës, student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese e nisur prej javësh përpiqet të gjallërojë grupet e interesit dhe autoritetet, me synimin kryesor mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë, si dhe në mbrojtje të përdorimit të monedhës kombëtare, Lekut. Projekti mbështetet nga Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club.

Tags: anketablerjemonedhasondazhistudimi
Previous Post

Përplasjet e dhunshme në Astir, Vasili: Policia gjakos qytetarin e ndershëm, përfundimisht armike

Next Post

“Nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të banorëve”, Bardhi: Ja si do nuk e lejojmë prishjen e banesave

droni

droni

Next Post
“Nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të banorëve”, Bardhi: Ja si do nuk e lejojmë prishjen e banesave

"Nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të banorëve", Bardhi: Ja si do nuk e lejojmë prishjen e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.