Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, u zgjodh kandidati i koalicionit qeverisës, LSDM-BDI, Stevo Pendarovski.
Por teksa po bëhej numërimi i votave, ka patur dhe fletë votimi ku është vendosur dhe emri i liderit historik shqiptar.
Siç duket, shqiptarët e Maqedonisë, të zhgënjyer që në balotazhin e djeshëm nuk kishin asnjë kandidat shqiptar, kanë zgjedhur të ‘votojnë’ si president të tyrin, ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
Këtë e tregon edhe fotoja e mëposhtme, ku shihet emri i Berishës në një fletë votim.













