Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë për takim me qytetarët. Burime nga PD në Lezhë, bëjnë me dije se do të ketë sot anëtarësime të reja.
Kreu i PD-së është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga ai vetë në “Facebook”.
Përkrahës Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.
“Jam rrugës për në takimin me demokratët e Lezhës, ku 150 anëtarë të rinj do të marrin sot kartat e anëtarësimit në Partinë Demokratike. I shtohen kësaj armate të lirisë e demokracisë që sot po lufton jo thjesht dhe vetëm për rotacion politik por për t’i dhënë fund tranzicionit”,-tha Basha nga makina.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/341510886544214/
LIVE
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/381087642617621/











