RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, në kuadrin e një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.
Emri i të kërkuarit nuk jepet nga Policia, por dyshohet se ka lidhje me vrasjet e fundit që janë kryer në vend.
Të dhënat e para janë ende kontradiktore, pasi fillimisht u raportua për një bombë, por burimet pranë Policisë së Shtetit, sqarojnë se po punohet për të kapur një person të shumëkërkuar.











