Pritet që më datën 7 maj Papa Françesku të shkojë në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ditës së sotme përmes një mesazhi ai deklaroi se këtë vizitë ia dedikon Shenjtores, Nënë Tereza, të cilën e quajti misionare të guximshme të Krishtit.
Këtë vizitë e ka përshëndetur edhe ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Ai shkruan ‘Facebook’ se kjo vizitë dhe dedikimi i Papës për shenjtoren Nënë Tereza, është krenari dhe nder për të gjithë shqiptarët.
‘Krenari e nder per ne shqiptaret kudo ku jetojme, Papa Francesco ja dedikon viziten e tij ne Maqedonine e Veriut Shqiptares se Madhe, krenarise sone kombetare, personalitetit me te shquar tone kombetar te Epokes Moderne, Shenjtores Nene Teresa’, shkruan Shehu.












