Një person është gjetur i vdekur në rezervuarin e Fushë-Studenës në Stëblevë të Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit.
Trupi i pajetë është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e mbytjes në rezervuar.











