Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar kërkon arrestimin e 5 punonjësve të kompanisë së sigurisë në Rinas, ICTS. Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e tyre, pasi dyshohet se ata kanë dhënë dëshmi të dyshimta lidhur me grabitjen e Rinasit.
Prokuroria dyshon se këta punonjës kanë ndihmuar Admir Muratajtn dhe grupit e grabitësve me informacion mbi transportimin dhe lëvizjen e parave, ku u vodhën plot 6 milionë euro.
Ditën e djeshme, tre bankat e Nivelit të Dytë, të cilave iu përkisnin paratë e vjedhura, konfirmuan se vlera e thasëve me para ishte 6 milionë euro.
Për grabitjen në Rinas, deri më tani të arrestuar janë:
Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli
Ragip Hajdini
Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.











