Rreth 200 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Mësohet se një person ka përfunduar në prangat e policisë.
Policia është sinjalizuar për lëndën narkotike në afërsi të Vijës së Vrakës dhe ka ndërhyrë.
Droga është sekuestruar dhe pritet komunikata e policisë për të zbuluar sasinë e saj.











