Presidenti ilir Meta ka vizituar këtë të mërkurë aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” e cila aktualisht ndodhet në detin Adriatik me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Meta ka postuar disa foto nëpërmjet rrjetin social, ku shkruan ndër të tjera se SHBA-të mbeten aleati kryesor strategjik i Shqipërisë.
POSTIMI I METES:
Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan.
Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë.











