Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Memaliaj.
Por policia ka hedhur dyshimet e para. Gruaja, 53 vjeç u gjet e pajetë dhe me dëmtime të forta në kokë dhe në krahë.
Ndërkohë burime policore shpjegojnë se ngjarja po hetohet si vrasje.Po hetohet mundësia e vrasjes së saj nga bashkëshortii S. Hoxha
53-vjeçarja jetonte në shtëpi me bashkëshortin dhe fëmijët. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.












