Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fshatin Vagalat të Memaliajt.
Sipas informacioneve të para, trupi i një gruaje është gjetur i pajetë. Mësohet se 53-vjeçarja Antoneta Hoxha është gjetur e pajetë nga ana e familjarëve, me dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.












