Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të lejë la në burg pa afat Ragip Hajdinin, shtetasin nga Kosova të arrestuar disa ditë më parë si pjesë e grupit të grabitësve të Rinasit.
Hajdini është identifikuar nga Alkond Bengasi, ndërsa konsiderohet si i njohur dhe mik i Admir Muratajt.
Por edhe pse mendohet se roli i tij është kyç në grabitjen e 9 prillit, ‘Daja’ nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke mos dhënë sqarime.
50 vjeçari u arrestua ditën e premte në Plazhin e Golemit pranë Shkëmbit të Kavajës pasi emri i tij u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, tashmë në statusin e “Dëshmitarit të Penduar” të Drejtësisë.
Hajdini ka qenë në hetim edhe në vendin e tij për zhdukjen e 25 kg ar në komisariatin e Pejës në vitin 2012. Ndërkohë që Hajdini është i dyshuar edhe për një grabitje të ndodhur në Dibër të Madhe në vitin 2014./DRONI.al











