• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Si do të përzgjidhen deputetët e PD? Basha flet për modernizimin e partisë

droni by droni
29 April, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/Si do të përzgjidhen deputetët e PD? Basha flet për modernizimin e partisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave pas takimit me një delegacion me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Basha u shpreh se po avancohet në rrugën e modernizimit të Partisë Demokratike. Sipas tij, qëllimi është i njëjtë: Deputetët e ardhshëm do të zgjidhen nga anëtarët sipas sistemit një anëtar-një votë.

Sipas Bashës, kjo i shërben transparencës dhe llogaridhënies brenda në parti, që do të shërbejë si model dhe në qeverisje në të ardhmen.

Basha ka dhënë dhe një koment lidhur me platformën që është prezantuar nga koalicioni opozitar ditën e sotme, për të cilën Basha tha nuk ka asnjë mospërputhshmëri.

“Koalicioni opozitar ka vendosur unanimisht që në zgjedhje do të shkohet kur të largohet Edi Rama”,-u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/275964036691491/?notif_id=1556537453694143&notif_t=live_video_share

KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME MEDIAT PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUES TË INSITUTIT REPUBLIKAN AMERIKAN PËR EUROPËN

 Pyetje: Zoti Basha, nesër aleatët tuaj do të jenë në një tryezë me Presidentin Meta, do të jeni ju ?

Lulzim Basha: Kërkesën e kanë bërë aleatët dhe takimin do ta zhvillojnë aleatët me Presidentin Meta, por unë jam sot këtu për t’ju thënë dhe për të ndarë me qytetarët shqiptarë, përmes medias, se po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.

Takimi që sapo kam përfunduar është me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan për Europën dhe ekspertët nga Uashingtoni, të cilët vijnë vetëm pak javë pas vizitës së Partisë Konservatore dhe ekspertëve të Partisë Konservatore. Qëllimi është i njëjti: Partia Demokratike, pavarësisht prej sistemit që do të ketë Shqipëria, do t’i zgjedhë deputetët e ardhshëm, kandidatët për deputetë të ardhshëm, duke e përfshirë të gjithë anëtarësinë me sistemin “1 anëtar, 1 votë”. Ky është një hap i jashtëzakonshëm, që nuk ka ndodhur përpara në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në Ballkan. Është një model perëndimor, që e çon pushtetin dhe vendimmarrjen drejtpërdrejt tek anëtarësia e Partisë Demokratike. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës, i shërben llogaridhënies brenda partisë.

Normat kryesore të Europës janë pikërisht transparenca dhe llogaridhënia. Ne e fillojmë brenda partisë tonë, brenda Partisë Demokratike, këtë model si një garanci që nesër ky do të jetë edhe modeli ynë qeverisës, me transparencë, me llogaridhënie dhe, duke dëgjuar zërin e anëtarëve të Partisë Demokratike, do të vendosim kandidatët tanë për deputetë, të cilët, po kështu, do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi, jo vetëm për integritetin moral, por, po kështu, edhe për shkallën e përgatitjes për t’iu përgjigjur nevojave, detyrave, përgjegjësive të përfaqësuesit të popullit. Në këtë mënyrë do të bëjmë një transformim të thellë të skenës politike shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë është e para parti që e bën këtë. Unë jam i vendosur që ta çoj këtë proces të demokratizimit dhe modernizimit të Partisë Demokratike deri në fund.

Ata që do të përfitojnë nuk do të jenë thjesht dhe vetëm anëtarët e Partisë Demokratike që, padyshim, do të kenë pushtetin në duart e tyre për të vendosur me “një anëtar – një votë”, por do të jenë qytetarët shqiptarë, që do të përfitojnë një standard, deri më sot, të paprekur në Shqipëri, në këto 30 vite tranzicion, të transparencës, vlerësimit në sytë e publikut të kapaciteteve politike, intelektuale të Partisë Demokratike, por, po kështu, të hapjes së Partisë Demokratike, për të bërë të mundur që, në këtë proces, të përfshihet jo thjesht anëtarësia e Partisë Demokratike, por të gjithë qytetarët dhe, në veçanti, sa i përket prurjeve, sa i përket kandidatëve, për ta hapur këtë proces ndaj të gjithë atyre që besojnë dhe ndajnë vlerat tona, programin tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë e thellë politike ku ndodhet.

Pra, unë jam shumë i lumtur që fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbledhur me 29 prill të vitit 2018, kur e vendosëm këtë rregull në statutin tonë, kemi hedhur një tjetër hap të rëndësishëm me mbështetjen e miqve tanë amerikanë, të Partisë Republikane Amerikane, të Institutit Republikan Ndërkombëtar, me mbështetjen e Partisë Konservatore Britanike, natyrisht, edhe me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Partisë Kristiandemokrate Gjermane, pra, me mbështetjen e gjithë partive kryesore të botës perëndimore, për ta bërë Partinë Demokratike partinë e parë të stilit plotësisht perëndimor, që angazhon anëtarësinë në zgjedhjen e deputetëve të ardhshëm për Kuvendin e Shqipërisë.

Ne jemi sot në një betejë për jetë a vdekje për demokraci, por kjo nuk e pengon Partinë Demokratike,siç e shikoni, të përgatitet për përgjegjësitë që ka para qytetarëve shqiptarë, jo thjesht për të sotmen, por edhe për të nesërmen, sepse duke zgjedhur deputetët, me përfshirjen e plotë të anëtarësisë së Partisë Demokratike, duke garantuar transparencën në vendimmarrje brenda Partisë Demokratike, japim një garanci të fortë, që edhe qeverisja jonë nesër, do të jetë një qeverisje që do t’u takojë qytetarëve, njerëzve të thjeshtë të këtij vendi; Do t’i shërbejë me përkushtim njerëzve të thjeshtë të këtij vendi dhe jo interesave të krimit, oligarkisë apo grupeve të veçanta që kanë marrë peng sot qeverisjen e Shqipërisë dhe që janë ortakë bashkë me këtë qeveri, në fatkeqësitë e mëdha që i ka shkaktuar shkatërrimi i demokracisë, vendit tonë.

Pyetje: Zoti Basha, aletatët tuaj kanë paraqitur një platformë me disa pika. E mbështesni ju këtë platformë dhe a keni dijeni për këtë platformë? Dhe e dyta: Ata kanë propozuar një tryezë që të uleni ju me zotin Rama, si kryetar i Partisë Socialiste. Jeni i gatshëm ju, të uleni në tryezë?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë. Partia Demokratike ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim, në mënyrë publike. E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë që aleatët tanë kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë. Pra, ka një përputhje totale, ndaj të jeni të sigurtë që koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, me mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme, sepse kryesorja është kjo: zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot maxhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë më të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale. Kushti i padiskutueshëm për këtë, padyshim, mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet, për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

Faleminderit!      

Tags: deputetetLulzim BashaPDprtakimivendimi
Previous Post

FOTO/Rexhina humbi jetën në spital, ja çfarë bëjnë gratë shtatzëna në Itali për të

Next Post

Sri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës, Kryeministri forcon masat kundër ekstremizmit

droni

droni

Next Post
Sri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës, Kryeministri forcon masat kundër ekstremizmit

Sri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës, Kryeministri forcon masat kundër ekstremizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.