Këngëtari Kastro Zizo ka dhënë një lajm të mirë për fansat e grupit “2 Farm”.
Grupi i cili u shpërbe prej disa vitesh do të rikthehet sërish. I ftuar pasditen e sotme në “BE Coffee”, Kastro Zizo u shpreh se këtë verë “2 Farm” do bashkohet për të sjellë në jetë projektet e dikurshme muzikore.
Kështu, pas disa muajsh, siç Zizo deklaroi, do mbahet një koncert nga ana e tyre në Tiranë me rastin e 20- vjetorit të albumit të parë.
“Me këtë dua të tregoj se nuk ka vetëm muzikë me teneqe, por ka dhe muzikë të bërë mirë, të risjellë në 2019- n.” u shpreh Kastro.
Ja disa prej hiteve që mbahen mend nga ky grup:
https://youtu.be/bQHfYQk932E
https://youtu.be/OB2_0Zd-fDI











