Një gardiane në Angli është dënuar me 12 muaj burg, pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur.
Sipas mediave angleze, Emily Watson, 26 vjeç, u deklarua fajtore dhe mbi të rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me John McGee, një të burgosur.
Gjykata zbuloi se Watson shkoi në qelinë e McGee disa herë ndërsa kishte kryer marrëdhënië seksuale vetëm një herë.
Gjykatësi shtoi se publiku ishte shtangur se si një i burgosur ishte në gjendje të kishte kontakt me Instagram nga qelia.
“Kjo sjellje mjaft e dënueshme” ishte një “shpërdorim i madh i detyrës”, shtoi gjyqtari.
Gerald Pachter, avokati i gardianes, duke mbrojtur, tha në një intervistë policore se Watson bëri një rrëfim të plotë duke shprehur se kishte rënë në dashuri me McGee, të burgosurin./DRONI.al












