Një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese është konstatuar në asfalt në anë të bordurës, tek rrethrrotullimi i dytë, në Unazë te Re.
Policia bën me dije se në vendngjarje po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme, ndërsa shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.











