Edhe pse mund të jetë e ndaluar rreptësisht dhe merren masa për të mos lejuar komunikimin e të burgosurëve me botèn jashtë, sërish gjenden forma të ndryshme, deri aty ku nuk ta pret mendja.
Këtë herë familjarët të të burgosurve kanë tentuar të fusin në burg, celularët përmes … një pëllumbi.
“Në IEVP Lezhë, është gjetur një pëllumb ku në kurrizin e tij, midis flatrave kishte të lidhur një qese të zezë ku në brendësi të saj u gjet një telefon celular, dy skeda SIM dhe një karikues. Policia e Burgjeve dhe SHKBB, menjëherë kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes.” -thuhet në njoftimin e Burgjeve.












