Një aksident i frikshëm ka ndodhur në kryeqytet mesditën e sotme.
Siç shihet dhe nga pamjet, makina është bërë copash, ndërsa shoferi duhet ta konsiderojë veten vërtet me fat.

Edhe pse makina është shkatërruar terësisht ai doli me këmbët e veta prej saj. Aksidenti ka ndodhur afër Casa Italias. Mësohet se makina është zënë poshtë nga një kamion.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.











