Kryetari i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët në selin blu.
Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 dhe pritet të diskutohet për ecurinë e aksionit opozitar.
Takimi vjen një ditë para tryezës që partitë e vogla opozitare do të zhvillojnë me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e ngërçit politik.
Lulzim Basha është shprehur publikisht se nuk ulet me Edi Ramën në dialog.












