Ledina Çelo i ka lënë të gjithë gojë hapur mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” kur ka marrë mikrofonin e ka nisur të këndojë e të kërcejë me një performancë mbresëlënëse.
Ishte Ermali ai që i kërkoi Ledinës të interpretonte pas kaq shumë kohësh, por askush nuk e priste që këngëtarja ta digjte fare skenën.
Ledina performoi këngën “I feel good” me lëvizje shumë joshëse. Këngëtarja madje hipi edhe mbi tavolinën e emisionit dhe kërceu me plot energji.
Në fund teksa po mbyllte performancën, Ledinës i shkoi këmba keq dhe për pak sa nuk u rrëzua. Për fat të mirë Ermali iu gjend pranë dhe e mbajti, moment të cilin mund ta shih.











