Tuneli i Krrabës në Elbasan është në gjendje shumë të mirë dhe i kalueshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Tiranë-Elbasan.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e së dielës se punimet kanë përfunduar të shtunën.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë perdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan se dje me datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel-Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë- Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë”.
Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës.












