Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.Ata janë dërguar në një spital privat në kryeqytet, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

35 vjeçari ishte pronari i një lokali në zonë, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë,ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta kontrolli në Laç, por nuk ka ende asnjë të shoqëruar për ngjarjen.












