Balada e Fjolla Morinës, është një dedikim për ish-të dashurin e saj i cili nuk jeton më.Kënga e re e sapo publikuar i kushtohet atij, ndërsa Fjolla ka emocionuar me vargje prekëse.
Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Rozana Radi.
“Si ta pranoj” titullohet kënga në një bashkëpunim me Valon Bytyçin. Fjolla Morina në klip është shfaqur e veshur komplet me të zeza dhe në një moment të klipit ajo viziton dhe varrin e tij.
Rreth dy vite më parë, u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.
Ja çfarë shkruante këngëtarja në Instagram për këngën e re:
“Ndjenje dashuri,pasjon i thyer ne mes padrejtesisht, nje dashuri e ngrire ne zemer perjetesisht kujtim i mbetur ne shpirt, prezence shpirterore qe me jep forcen e te kujtoj cdo dite!”











