• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rakipi sfidon Kryeministrin: Nëse je i fortë futu në zgjedhje e fito…

droni by droni
27 April, 2019
in Politika
0
Rakipi sfidon Kryeministrin: Nëse je i fortë futu në zgjedhje e fito…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në studion e emisionit “Kjo Javë” gazetari Ylli Rakipi komentoi edhe protestat e opozitës, përshkallëzimin e tyre, si edhe krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike” e cila u votua sot nga KQZ.

“Opozita nuk po kërkon të ndërrojë kokë për kokë, Edi Ramën me Lulzim Bashën. Nuk po thotë njeri të ikë Edi Rama, ai t’i lerë vendin një qeverie tranzitore që do të cojë vendin, me një paketë reforme, në zgjedhje të lira e të ndershme, për herë të parë, pas 30 vjetësh, dhe Edi Rama merr meritë në këtë rast. Opozita mund të humbë në zgjedhje dhe nëse ai ka siguri absolute sikundër thotë se votat e tij janë rritur, bujrum bëj proceset normale, bëj reformat, shko në zgjedhje, fito, rri 20 vjet në pushtet. Kjo opozitë, sipas meje këtë po kërkon.” – u shpreh Rakipi.

Në bisedën me moderatoren Tufa, Rakipi komentoi edhe deputetët e rinj të opozitës në parlament.

“Ne jemi një popull interesant, ne e ulim shpinën menjëherë. Diktaturat te ne, kanë qenë më të egra më të ashpra sepse jemi vetë ne të tillë, ulim qafën. I ke parë parlamentarët që kanë vajtur atje, mbi c’bazë? E ke parë si qeshin ata kur flet Edi Rama. Kënaqen më shumë këta, opozita e re, sesa parlamentarët e Edi Ramës. I pash pardje duke buzëqeshur kur fliste të enjten kryeministri, dhe ata gjithë dritë e gjithë qeshje, opozita. Opozita që ka hyrë aty për të rrëzuar Edi Ramën.” -u shpreh Rakipi.

Lidhur me partinë “Bindja Demokratike” e krijuar nga Astrit Patozi, e cila sot u votua edhe në KQZ, Rakipi u shpreh se kjo parti nuk e dëmton PD.

“Pa marrë formë të prerë gjykata për partinë e re të krijuar, maxhoranca vrapoi që ta regjistrojë. Pra, Edi Rama po luan edhe me faktin që i duhet edhe një parti për ta patur aty, që i duhet, ndoshta Patozin, mund të jetë nisur edhe nga qëllimi i mirë, në një moment krize, ku unë hyj dhe përfitoj. Po përfitimet në këtë rast janë në kurriz, jo vetëm të opozitës por të njerëzve dhe nuk është një moment i mirë për z.Patozi.” tha Rakipi.

Në kushtet kur në zgjedhjet vendore, nuk merr pjesë as PD, as LSI, Rakipi tha se Rama i jep një pjesë të votave partisë së re, apo opozitës që do të hyjë në zgjedhje.

“Bindet Edi Rama që t’ja japë një pjesë të votave edhe opozitës që do të hyjë në zgjedhje, jo vetëm Patozit, mund të ketë edhe njerëz të tjerë, dhe i ndan aty. I jep bashkinë e Klosit, ose të Mamurrasit, bashki që nuk i duhen ua kalon këtyre partive. Është në të drejtë të tij Astrit Patozi, e ka thënë vetë. Ka të drejtë ta krijojë partinë e vet.”

Ndërsa komentoi protestën e 13 prillit të opozitës së bashkuar, Rakipi tha se shumë njerëz kanë dalë të protestojnë, por duhet bërë dallimi: Kjo është një protestë politike, që organizon opozita, dhe jo një ngritje nga populli.

“Shumë njerëz vijnë, edhe militantë, po edhe njerëz në hall. Janë ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri, që nuk kanë mundur të ikin. Nuk ikin dot as në Greqi që është vendi më i thjeshtë për të ikur. Kanë mbetur një kategori këtu, për fat të keq të Edi Ramës, dhe ata janë ngritur se nuk kanë bukë një pjesë e mirë. Ne që jetojmë në këtë oazin e qendrës së Tiranës, e kemi pak të vështirë, jo gazetarët, se një pjesë e mirë i shohin këto problematike. Por e vërteta është që aty dalin edhe njerëz që nuk kanë bukën e përditshme, nuk kanë asnjë mjet jetese. Niveli ekonomik është zero. Statistikat e atyre që dëshirojnë të ikin, sipas institucioneve prestigjioze, qoftë edhe atyre që janë afër qeverisë këtu, janë deri në 84 % është shifra e fundit. Edhe të këtyre që kanë mebtur duan të largohen nga ky vend. Pra, këtu pritet të mbetet Edi Rama, Lulzim Basha duke protestuar, ose vjen popullsi arabe e siriane e mbushet Shqipëria përsëri me banorë dhe e drejton edhe për ca vjet Edi Rama.” – tha Rakipi.

Tags: Edi Ramaylli rakipi
Previous Post

I dënuari në Fier dërgohet i pajetë në spital, Berisha kërkon inspektim të burgjeve

Next Post

Kremtimi i Pashkës, Meta: Shpresat tek jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët

droni

droni

Next Post
Meta: Fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, rreziku kryesor i sigurisë kombëtare të vendit

Kremtimi i Pashkës, Meta: Shpresat tek jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.