Një i burgosur është dërguar i vdekur në spitalin e Fierit.
Burime zyrtare, thonë se bëhet fjalë për Dritan Zeqirin, 40 vjeç. Ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Fierit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të dënuarit, ndërsa kanë nisur hetimet.
Paraprakisht dyshohet për çarje të aortës abdominale.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.











