Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe një pasagjere.
Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Tapizës në Tiranë.
Dy persona të tjerë janë plagosur dhe po transportohen në spital.












