Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përfunduar mbledhjen me krerët e degëve të PD-së në rrethe.
Mbledhja në selinë blu vjen një ditë pas nisjes së mosbindjes civile, e cila për një orë bllokoi 5 akset kryesore në vend.
Gjatë mbledhjes është vendosur që, çdo të enjte të ketë bllokim rrugësh.
Ndër të tjera, porosia e Bashës ka dhënë porosi që të shkohet derë më derë e të jepet mesazhi. Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar, për 60 minuta, akset kyçe në vend.











