Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme.
Sipas informacionit paraprak, mësohet se një grua ka ndërruar jete, pasi është vetëhedhur nga pallati.
“Rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli” dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në informacionin zyrtar.











