Një 34-vjecar shqiptar ka humbur jetën këtë të enjte në një aksident në Pogradec.
“Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.”-njofton policia












