Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total. Nga informacionet paraprake, thuhet se i arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.
Burimet bëjnë me dije se arrestimi është kryer tek Shkëmbi i Kavajës, midis Durrësit dhe Kavajës.
Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.
Me heret, u zbardh dhe dëshmia e plote e Bengasit, i cili rrëfeu detaje mbi grabitjen dhe pjestarët e saj. (kliko ketu)












